Sokoli i kthehet “Drenicës” pasi u bë deputet

Drenica e kishte shkarkuar Bylbyl Sokolin, nga pozita e trajnerin kur ishte kuptuar se ky i fundit do t’i hyj politikës.

Sokoli arriti t’i marrë votat e nevojshme për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Sot, klubi nga Skenderaj, ka vendosur që ta kthejë sërish “Profën”, në krye të shtabit teknik.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga vet klubi në fjalë.