Kryeministri në detyrë, Albin Kurti duket se ka rënë pre e dy rusëve të njohur si Vovan dhe Lexus, duke menduar se po komunikonte në telefon me presidentin e Letonisë.
Ata kanë publikuar një video në njërën nga llogaritë e tyre, ku Kurti dëgjohet duke folur për opozitën në Kosovë, mediat, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e të tjera.
Pas pak, do të lexoni më shumë detaje nga kjo bisedë, dhe se çka thotë Kurti aty për emisarin amerikan Richard Grenell.
Vladimir Kuznetsov dhe Alexei Stolyarov, të njohur edhe si Vovan dhe Lexus, për shumë kohë kanë mashtruar liderë të njohur botërore e figura të tjera publike.
Zakonisht, ata në këto biseda shfaqen si liderë apo zyrtarë të tjerë, derisa në rastin e Kurtit, janë paraqitur si presidenti i Letonsië.