Çitaku kujtoi se kanë kaluar më shumë se tre muaj nga zgjedhjet dhe Kosova ende nuk ka as Kuvend funksional, as Qeveri legjitime.
“Sipas Albin Kurtit, nuk ka krizë – as institucionale, as politike. Ashtu siç nuk sheh krizë ekonomike, nuk sheh as rritjen e çmimit të energjisë apo të kostos së jetesës,” shkroi ajo në një reagim publik.
Deputetja e PDK-së u bëri thirrje partisë në pushtet që të mos e mbajnë peng vendin për interesa personale. “Këndelluni, keni mundësi ta zhbllokoni situatën. Mos e mbani peng Kosovën, se ajo është shumë më e madhe dhe më e rëndësishme se egoja e Albinit,” theksoi Çitaku
