Përfaqësues të Sindikatës së Policisë së Kosovës kanë vizituar zyrtarët policorë të lënduar në një vetaksident të ndodhur në Zveçan.
Në këtë vizitë, nënkryetari i Sindikatës, Avdi Hoti, dhe Besim Krasniqi, kryetar i Shtabit të Përgjithshëm në DPP, shprehën solidaritetin dhe mbështetjen e Sindikatës për policët e lënduar, duke u uruar atyre shërim të shpejtë, transmeton Klankosova.tv.
“Sindikata u uron të lënduarve shërim të shpejtë dhe i inkurajon ata që të vazhdojnë me forcë dhe guxim në mbrojtje të ligjit, sigurisë dhe rendit kushtetues dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës,” thuhet përmes një postimi në Facebook.
Mbrëmjen e së premtes në vetaksidentin e një autoblinde të policisë në fshatin Grabovc të Zveçanit u lënduan tetë policë.
Dy, nga tre policët e lënduar në këtë aksident pritet të lirohen në shtëpi, pas tretmanin mjekësor që kanë marrë në QKUK.
Sipas një njoftimi të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njëri prej policëve pritet të operohet në Klinikën e Kirurgjisë Maksillofaciale.