“Si të dalloni milionerët e vërtetë nga mashtruesit”, Megi Pojani dhe motra e saj tregojnë sekretin

Në pjesën e dytë të podkastit “Mekast”, motrat Pojani folën për një temë që shpesh bën bujë në shoqëri: dallimi mes personave të pasur dhe atyre që shtiren si të tillë. Përmes një bisede të hapur dhe analizuese, ato hodhën dritë mbi disa nga sjelljet tipike që karakterizojnë milionerët e vërtetë në vendin tonë.
Megi dhe Marsi Pojani u morën me pyetjen thelbësore: “Çfarë e bën një person në gjykimin tonë që të jetë i pasur?” Për Marsin, pasuria është e lidhur ngushtë me mundësinë për të udhëtuar dhe bërë blerje të shtrenjta, si dhe frekuencën e pushimeve dhe udhëtimeve të fundjavës. “Unë e kam vënë re për shembull këta që hahen ku e kalove fundjavën, janë shumë të shpeshta dhe janë çdo fundjavë,” tha Marsi.

Veshjet ishin një tjetër pikë diskutimi. Megi theksoi se blerjet e markave luksoze nuk janë domosdoshmërisht një shenjë e pasurisë së vërtetë. “Kryekëput Louis Vuitton, nuk është e bukur as për t’u parë,” shprehu ajo me një qëndrim kritik ndaj pasqyrimit të pasurisë përmes markave të caktuara.
Foto: Top Channel/YouTube
Një orë e shtrenjtë në dorë u diskutua si një simbol i mundshëm i pasurisë nga Megi, ndërsa Ina gjithashtu shtoi se milionerët e vërtetë zakonisht i koleksionojnë orat si objekte vlere.
Marsi dhe Ina debatuan mbi rëndësinë e makinave të shtrenjta si një simbol tjetër i statusit: “Nëse je shumë i pasur patjetër që do të ketë çdolloj makine, ai blen makina, i koleksionon,” tha Marsi, ndërsa Ina hodhi dyshime në lidhje me këtë pohim, duke sugjeruar se pasionet personale mund të luajnë një rol.

Në fund të fundit, Marsi theksoi se sjellja dhe prezencën e një individi në shoqëri mund të tregojnë më shumë për pasurinë dhe prejardhjen e tij, duke përmendur një shembull nga përvoja personale: “Një njeri i rritur mirë domosdoshmërisht vjen nga një familje e mirë, po them që ka edhe para,” tha ajo, duke nënvizuar mënyrën se si njerëzit e pasur mund të kenë një mençuri dhe një qetësi të caktuar në sjelljen e tyre.
Podkasti “Mekast” ofron një mundësi të shkëlqyeshme për dëgjuesit që të reflektojnë mbi vlerat e shoqërisë moderne dhe rolin e pasurisë në perceptimet dhe sjelljet tona. /Telegrafi/
KLIKO KETU PER VIDEO