Si reagoi Jay-Z ndaj padisë për përdhunimin e të miturës në vitin 2000?

Një grua që pretendon se ishte sulmuar seksualisht nga Sean “Diddy” Combs, ka ndryshuar padinë për të përfshirë pretendimet se ishte sulmuar edhe nga Jay-Z në të njëjtën festë.

Padia u ngrit fillimisht kundër Combs në muajin tetor, por të dielën ajo shtoi reperin Jay Z, si të pandehur në padinë civile, shkruan CNN.

Carter është personazhi i parë i famshëm që akuzohet për sulm seksual në çështjet e lidhura me P.Diddyn.

Por si reagoi Jay-Z?

Në një deklaratë për CNN, Carter i quajti këto akuza si “të neveritshme”. “Unë ju bëj thirrje të bëni një kallëzim penal, jo një civil!! Kushdo që do të kryente një krim të tillë ndaj një të mituri duhet të mbyllet, a nuk jeni dakord?”, tha ai për CNN.

Gruaja, e cila identifikohet si Jane Doe, thotë se ishte 13 vjeçe në kohën kur dyshohet se u sulmua nga Combs dhe Carter në një festë pas ndarjes së çmimeve Video Music Awards në vitin 2000.

Doe thoshte që atë natë nuk ndihej mirë pasi kishte konsumuar një pije dhe u end në një dhomë gjumi aty pranë.

Ajo pretendon se Carter e përdhunoi i pari, më pas nga Combas. Jane e kishte goditur këtë të fundit dhe kishte ikur nga festa.

Didddy po mbahet në burg pas akuzave për trafikim seksual, për prostitucion dhe për akuza të tjera. Ai është deklaruar i pafajshëm.