Statistikave, ku në shifra absolute për herë të parë gjuha shqipe është me folura në Zvicër, pas gjuhës angleze.
Syla ka thënë se është mirë me fol diçka të mençur në shqip, e me lënë përshtypje të mira, duke theksuar se “e ishalla nuk shkretoni në shqip si qysh dini me shkretu në facebook kur komentoni”.
Postimi i plotë i Valon Sylës:
Gjuha shqipe sipas hulumtimit të fundit, tregon se është gjuha më e folur e huaj në Zvicër.
Është mirë me ditë me fol najsend mençëm në këtë gjuhë atje… me lënë përshtypje të mira e ishalla nuk shkretoni në shqip si qysh dini me shkretu në facebook kur komentoni.
Edhe në Kosovë e kemi të njejtin problem me këta që flasin anglisht… gjuhen e flasin, madje me thekse të Kalifornisë e Liverpoolit, por kur ti dëgjon cfare mendimi kanê në atë gjuhë, përveç që tmerrohesh, të vjen edhe marre pse qëllove aty dëshmitarë i pavullnetshëm.