Shqipëria U 21 publikon listën, i ftuar edhe Etnik Brruti

Kombëtarja e Shqipërisë U-21 do t’i zhvilloj dy ndeshje miqësore gjatë muajit qershor.

“Kuqezinjtë” e rinj fillimisht do të përballen me Hungarinë më 5 qershor dhe më pas ndaj Turqisë, tre ditë më pas.

Për këto ndeshje nga selektori Alban Bushi, është ftuar edhe futbollisti i Malishevës, Etnik Brruti.

Brruti ftohet për herë të parë nga Bushi, që prej se zgjodhi për të luajtur për kombëtaren shqiptare.