Debati mes dy këshilltarëve bashkiakë të Tiranës, Tedi Blushit dhe Halit Valterit degradoi në përplasje fizike këtë të hënë.
Edhe pse seanca e mbledhjes u ndërpre, janë publikuar disa foto të sherrit mes tyre.
Të dy pretendojnë për dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit, ndërsa ka edhe një kallëzim në polici ndaj Tedi Blushit.
Nga ana tjetër, Blushi akuzon Valterin për provokim, ndërsa mbajti edhe një prononcim për mediat pas dëshmisë në polici.
“Erdha për të dhënë sqarim për këtë ngjarje të shëmtuar për këtë provokim që m’u bë në Këshillin Bashkiak, ku rrugaçëria dhe dhuna e narkoshtetit mori përgjigjen e merituar, siç e mori në dyert e komisariatit dhe në çdo strofull të krimit , me këtë regjim ka zero tolerancë”, tha Tedi Blushi pasi doli nga komisariati.
KLIKO KETU PER VIDEO