Ceremonia po organizohet në një ambient të veçantë, ku janë përkujdesur për çdo detaj.
Celebrimi është bërë nga moderatori Ledion Liço, ku çifti ka dhënë edhe premtimet ndaj njëri-tjetrit.

Vëmendje të madhe mori fjalimi i këngëtarit pejan kundrejt bukuroshes nga Shqipëria.
“Shpresoj që nuk do të lëndoj më edhe do të rri afër me mundësitë e mia, të dua”, u shpreh ai.

Kjo situatë shkaktoi të qeshura në sallë, ku të pranishëm janë opinionistët Neda Balluku dhe Arbër Hajdari.
Veç tyre, prezent janë edhe disa ish-konkurrentë të këtij edicioni.
