Shkon në 59 numri i viktimave nga zjarri në klubin e natës në Koçan

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski ka konfirmuar se numri i viktimave nga tragjedia në Koçan ka shkuar në 59, derisa numri i të lënduarve është rritur në 155.

Poashtu bëhet e ditur se në mesin e viktimave është edhe një polic.

Ndryshe, zjarri raportohet se ka shpërthyer rreth orës 03:00 të mëngjesit gjatë një performance të grupit hip-hop ADN në klubin Pulse në Koçan, një qytet rreth 100 km në lindje të kryeqytetit, Shkup.

Ndërkaq, nga drejtoresha e spitalit të Koçanit në Maqedoninë e Veriut, Kristina Serafimova u bë e ditur se viktimat janë nga 14 deri në 24 vjeç dhe se janë nga Shkupi, Shtipi, Probishtip dhe Koçani. /Klankosova.tv