Shkendija e ka mundur Brera Strumicën me rezultat 2:1 në xhiron 25 të ligës së parë të Maqedonisë.
Dopieta e Besart Ibraimit në minutat nëntë dhe 61’ doli të jetë jetike për trepikëshin e radhë së klubin shqiptar.
Me këtë fitore, Shkendija zë vendin e parë me 53 pikë, katër më shumë se Sileksi që barazoi Tikvesin, 1:1.
