Në një postim të fundit, këngëtarja shqetësoi ndjekësit duke pohuar indirekt përmes një videoje në TikTok, se ndërhyrja kirurgjikale, për të cilën u bë shumë zhurmë gjatë spektaklit, nuk ishte realizuar ende. Megjithatë, ajo nuk dha shumë detaje, duke lënë të kuptohet se e vërteta do të zbulohej shumë shpejt.
ë enjten pasdite, Anisa Veseli thuhet se është parë në stacionin policor numër 4 (Jugu), duke ngritur edhe më shumë dyshime mbi situatën. Sipas burimeve të sigurta të Prive, aty ka qenë e pranishme edhe L.K. drejtuesja e kompanisë që kishte marrë përsipër të mbulonte ndërhyrjen kirurgjikale të Anisës.
Ende nuk dihen arsyet e sakta të pranisë së tyre në polici, por fakti që ky takim ndodh pas deklaratave të Anisës, ka shtuar spekulimet se mund të kemi të bëjmë me një denoncim ose një përplasje ligjore mes palëve.
Anisa ka lajmëruar ndjekësit e saj se e gjithë skema e mashtrimit do të dalë në dritë të premten në emisionin investigativ “Piranjat”.
