Shefja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE, Nathalie Loiseau, ka folur për vonesën që u bë në ditën e zgjedhjeve për publikimin e rezultateve preliminare, pasi faqja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka rënë.
Në një konferencë për media, Loiseau ka treguar faktorët që vëzhguesit e këtij misioni i kanë parë si shkak të kësaj vonese.
“Vëzhguesit e tanë e kanë vlerësuar votimin si pozitiv, vështirësi në zbatimin e procedurave janë bërë gjatë fazës së numërimit. Ne kemi vëzhguar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pasë sfida sa i përket punësimit, trajnimit dhe prokurimit, kjo mund të ketë shkaktuar vonesa të konsiderueshme të cilat tani janë të pamohueshme, duhet të ketë transparencë të plotë për ato gjëra që nuk po shkojnë si duhet, dhe pse”, ka thënë Loiseau.