Kryetari i Senatit të Kazakistanit tha të enjten se shkaku i rrëzimit të avionit të Azerbajxhanit Airlines është ende i panjohur.
“Asnjë nga këto vende – as Azerbajxhani, Rusia dhe Kazakistani – nuk janë të interesuar të fshehin informacionin. I gjithë informacioni do të vihet në dispozicion të publikut” tha Ashimbayev Maulen, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Një avion pasagjerësh Embraer (EMBR3.SA), u rrëzua pranë qytetit Aktau në Kazakistan të mërkurën, duke vrarë 38 persona, pasi u largua nga një zonë e Rusisë që Moska e ka mbrojtur kohët e fundit kundër sulmeve me dronë ukrainas.