Komuna e Prishtinës i ka dhënë leje ndërtimi kompanisë “Marigona Sun” për ndërtimin e 15 shtëpive individuale në zonën e Hajvalisë, shkruan Demokracia.com.
Kjo kompani ka për pronarë, Rasim Merlakun, një biznesmen me lidhje të afërta me subjektet politike LDK dhe AAK.
Leja ndërtimore e lëshuar nga Komuna e Prishtinës, konkretisht Drejtoria për Urbanizëm, përfshin ndërtimin e 15 shtëpive të tipit “F1/384” me strukturë B+P+1 (bodrum, përdhesë dhe një kat). Kjo leje është lëshuar në kuadër të parcelave kadastrale në Hajvali, dhe si investitor figuron kompania “Marigona Sun” sh.p.k., me numër biznesi ARBK 811969619 dhe me përfaqësues të autorizuar Rilind Kusari dhe pranrw, Valton Bilalli e Rasim Mrlaku.
Në dokumentin zyrtar të lejes ndërtimore thuhet:

Sipas dokumenteve të ndërtimit, hartimin e projektit ideor dhe dokumentacionit tjetër ndërtimor për këto shtëpi e ka kryer kompania “Archi Edu” sh.p.k. nga Prishtina. Projekti arkitektonik është hartuar nga Freskim Sylejmani, i cili është pronar i kësaj kompanie dhe njëkohësisht pjesë e kontratës publike “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit” (SHAK) në Komunën e Prishtinës.

Rasim Mërlaku, pronari i Marigona Hill, ka lidhje të afërta me pushtetarët e LDK-së dhe AAK-së. Sipas të dhënave, ai është gjithashtu aksionari i dytë më i madh në “BPraL Kolegj Riinvest SH.A.”, ku zotëron 40.33% të aksioneve, menjëherë pas Valton Bilallit (41.17%). Një aksionar tjetër i njohur është ish-ministri dhe zyrtari i LDK-së, Lutfi Zharku.


Për më tepër, në deklarimet e fundit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ai ka treguar se ka blerë një banesë në Marigona Hill me një kredi prej 126,020.40 euro, të marrë vitin e kaluar. Ndërsa, ka bërë të ditur se punon si profesor nëRiinvest dhe ka të hyra vjetore 24,000.00 euro. /Demokracia.com/


