SHBA: Sanksionet e reja kundër Rusisë synojnë rrjetin e paligjshëm të financave dixhitale

Administrata Biden ka njoftuar një paketë të re sanksionesh të lidhura me Rusinë, duke synuar një rrjet financiar i paligjshëm që lejoi elitat ruse të përdorin asetet dixhitale për t’iu shmangur sanksioneve.

Në një deklaratë, Departamenti Amerikan i Thesarit tha se kishte në shënjestër pesë individë dhe katër subjekte të lidhura me “një rrjet të gjerë ndërkombëtar biznesesh dhe punonjësish që lehtësuan ndjeshëm evazionin e sanksioneve”, i njohur si Grupi TGR.

Objektivat përfshijnë gjithashtu një ent me bazë në Wyoming, pjesërisht në pronësi të një individi të sanksionuar, thuhej në njoftimin nga departamenti.

Këto sanksione përgjithësisht ndalojnë çdo person ose subjekt të SHBA-së që të kryejë ndonjë transaksion me objektiva të sanksionuara dhe ngrin çdo pasuri në pronësi të SHBA-së që u përket personave ose subjekteve të sanksionuara.