Selmanaj për Kurtin: Një javë pas sulmit në Ibër-Lepenc darkon me Vuçiqin, e shoqërohet nga Martin Berishaj – me koordinim apo pa koordinim

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka reaguar pasi kryeminsitri Kurti gjatë një vizite në Bonje u shoqërua nga Martin Berishaj, i njohur për lidhjet me mafinë energjetike dhe shpëlarje parash.

Selmanaj tha se 5 ditë pas sulmit terroristë në Lepenc, Kurti darkoi me Vuçiqin dhe 7 ditë pas sulmit i shoqëruar me Martin Berishajn bën vizitë në Sarajevë.

Postimi i plotë:

Vetëm 5 ditë pas sulmit terrorist në Ibër-Lepenc, Albin Kurti pa asnjë shqetësim darkon dhe fotografohet me Vuçiqin. Ndërkohë, 7 ditë pas sulmit, ai, i shoqëruar nga Martin Berisha – i paguar nga GEN-i në Serbi – bën një vizitë në Sarajevë.

Çka po ua merr mendja?

Me koordinim apo pa koordinim?

Analizoni vetë dhe nxirrni përfundimin.