Selma Hayek flet për diskriminimin në Hollywood: Jam ende seksi!

Salma Hayek ka hapur një temë të rëndësishme në Hollywood.

Aktorja është shprehur e hapur për eksperiencat e saj me seksizmin, moshën si dhe për diskriminimin që hasi, shkruan Klankosova.tv

Poashtu ajo foli edhe lidhur me përkatësinë e saj etnike dhe gjinore, sfidat e të qenit pjesë e filmave, luftën për t’u marrë seriozisht në industri dhe rolet e kufizuara në dispozicion të grave, veçanërisht kur ato plaken.

“Një thirrje që kam është t’i kujtoj të gjithëve se gratë nuk janë të disponueshme pas një moshe të caktuar në asnjë departament. Ne duhet ta luftojmë këtë me gjithçka që kemi”, tha Hayek, transmeton Klankosova.tv

Tutje ajo vijoi: “Ishte një kohë kur isha vajza seksi, por falë Zotit erdhi mosha dhe më dha mundësinë të zgjerohesha në territore të tjera. Edhe pse jam ende seksi dhe e përqafoj atë”.

Salma ka vazhduar t’i sfidojë këto norma të vjetruara, duke përdorur platformën e saj për të diskutuar rëndësinë e përqafimit të grave në çdo fazë të jetës së tyre

Salma Hayek në vitin 1996 në shfaqjen e modës VersaceSalma Hayek merr pjesë në Tapetin e Kuq "Emilia Perez".