Selena Gomez hyri në Instagram të enjten në mbrëmje për të promovuar këngën e e saj në bashkëpunim me të fejuarin Benny Blanco, Sunset Blvd.
Në një foto të zjarrtë, këngëtarja 32-vjeçare kishte veshur një mantel të zi me dantella si dhe një palë çorape të tejdukshme deri tek kofshët, duke tërhequr vëmendjen, shkruan Daily Mail, transmeton Klankosova.tv
Duke angazhuar 421 milionë ndjekësit e saj, ajo shkroi në mbishkrimin, ‘Bule Sunset do të jetë gjithmonë një vend i veçantë për ne. Kënga dhe video me Benny Balcno janë publikuar tani!”
Në fillim të kësaj jave, Gomez ndau një foto bardh e zi me Blanco, 37 vjeç, dhe shkroi mbishkrimin: “Takimi ynë i parë ishte në Sunset Blvd, dhe është gjithashtu titulli i këngës sonë të radhës së bashku”.
Ajo shtoi në fund të shënimit, ‘PS kjo është fotoja jonë e parë zyrtare së bashku’.