Sekuestrohen dy armë zjarri në Prishtinë

Në njoftim bëhet e ditur se ndaj personit të dyshuar B.S., nga hetuesit policorë janë kryer procedurat e nevojshme dhe në koordinim me prokurorin e shtetit është hapur rast për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

“Personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.