Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka thënë që e fal sulmuesi brazilian, Raphinha, i cili dha fjalë të mëdha para ballafaqimit dhe më pas pati përplasje me kundërshtarët e tij mbrëmë.
Kampionët e botës fituan 4:1 në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet për Kupën e Botës, teksa ylli i Barcelonës nuk arriti ta lansojë asnjë goditje drejt portës.
“E fal Raphinhën, sepse e di që nuk e ka bërë me qëllim, ai po e mbron vendin e tij”, ka thënë Scaloni.
“Jam krejtësisht i sigurt që ai nuk ka dashur që ta lëndojë dikë. Ne nuk kemi luajtur kështu për shkak të kësaj”.