Rubio pas bisedimeve SHBA-Ukrainë: Topi tani në anën e Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se Ukraina dhe SHBA-ja kanë ndërmarë “një hap pozitiv” gjatë bisedimeve të sotme, duke shtuar se “topi tani është në anën e Rusisë”.

Ai ka shtuar se shpreson që Rusia t’i thotë po armëpushimit 30-ditor me të cilin është pajtuar Ukraina.

Ndërkaq, këshilltari për sigurinë kombëtare të SHBA-së, Mike Waltz, ka thënë se delegacioni ukrainas e ka bërë të qartë të martën se ata “ndajnë vizionin e presidentit Trump për paqen”, raporton The Guardian.

“Ukraina bëri hapa dhe propozime konkrete duke përfshirë pranimin e propozimit të Uashingtonit për një armëpushim të plotë”, ka thënë ai.