Rruga Pejë-Kullë e pakalueshme për automjete të rënda, të tjerat të kalueshme

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se pas reshjeve të borës, rruga Pejë Kullë është e pakalueshme për automjete të rënda.

Në përditësimin e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar bëhet e ditur se të gjitha rrugët e tjera janë të kalueshme, përcjell Klankosova.tv.

“Pejë-Kullë: E pa kalueshme  për automjete të rënda (kamion), për automjetet  e udhëtarve  të domosdoshme janë pajisjet dimërore”, thuhet tutje në përditësim.