Rritet inflacioni në mars: 2,9 për qind më i lartë sesa në muajin e njëjtë të 2024-ës

Rritja më e madhe e çmimeve është shënuar te produktet ushqimore si: kafe, çaj dhe kakao (+17.1%), perime (+8.7%), mish (+8.3%) dhe produktet e qumështit (+7.1%). Po ashtu, janë shënuar ngritje çmimesh edhe në shërbimet transportuese, hoteleri, kujdes personal dhe financa.

Inflacioni mujor për marsin 2025 është vlerësuar në 0.8 për qind.