Një grua 26-vjeçare shtatzënë përfundoi në spital pas dhimbjeve të vazhdueshme të barkut, ku mjekët zbuluan një kist të madh në zonën pelvike – kist hidatik, i shkaktuar nga infeksioni me parazitët Echinococcus, të cilët mund të transmetohen nga qentë te njerëzit.
Edhe pse burimi i infeksionit nuk u konfirmua, veterinerët paralajmërojnë për rrezikun nga kontakti i afërt me qentë, përfshirë lëpirjen e fytyrës.
Këta parazitë shpërndahen përmes vezëve që ndodhen në jashtëqitjet e qenve, dhe mund të përfundojnë në trupin e njeriut në mënyrë të pavetëdijshme.
Ekspertët këshillojnë kujdes të shtuar në higjienën e kafshëve shtëpiake, pastrim të rregullt dhe shmangien e kontaktit të drejtpërdrejtë me fytyrën dhe sytë, raporton Brightside, transmeton Klankosova. Kujdesi dhe kontrolli i rregullt veterinar është thelbësor për të mbrojtur shëndetin e të gjithë familjes.
