Rrahje mes katër personave në Pejë, dy prej tyre plagosen me thikë

Mbrëmë rreth orës 23:00, policia e Pejës është njoftuar se në rrugën “Konferenca e Bujanit” ka ndodhur njё rrahje.

Policia menjëherë i është përgjigjur rastit, ku nё vendin e ngjarjes janё hasur personat e dyshuar dhe viktima.

“Tё dyshuarit janё dёrguar nё Spitalin Rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor, ku deri te rrahja dyshohet se ka ardhur derisa tre tё dyshuarit e kanё sulmuar tё dyshuarin e katёrt dhe viktimёn, me ç’rast i dyshuari i katёrt duke pёrdorur mjetin e mprehtë, ka therur me thikё dy nga tё dyshuarit, tё cilёve iu ka shkaktuar lёndime trupore”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit, tre nga tё dyshuarit janё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё, ndёrsa njёri nga të dyshuarit ёshtё liruar nё procedurё të rregullt.