Rrahje brutale mes disa të rinjve në Fushë Kosovë, përdoren mjete të rrezikshme

Sinjalizues të Sinjalit kanë bërë me dije se tre të dyshuarit janë rrahur, pas një mosmarrëveshje momentale që plasi mes tyre.Në bazë të informacioneve të para, gjatë përleshjes njëri nga të dyshuarit ka përdorur thikë e tjetri shkop druri, duke i shkaktuar lëndime trupore njëri – tjetrit.

Dy të dyshuarit fillimisht janë shoqëruar në stacion policor, e më pas Policia ka arritur të sigurojë prezencën edhe të një personi tjetër që dyshohet të jetë i përfshirë.

Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes, ndërsa mjetet e rrezikshme që u gjetën janë konfiskuar. Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.