Rozana Radi paralajmëron bashkëpunimin e ri me Noizyn me një fotografi atraktive duke zbuluar gjoksin

E njohur për hitin “Mr. Yesterday”, Rozana është shfaqur me një veshje të ngushtë dhe të shkurtër, ku ka theksuar format trupore – veçanërisht gjoksin – duke marrë komente të shumta dhe reagime të menjëhershme nga ndjekësit e saj.

Pas përfundimit të reality show-t “Big Brother VIP Albania”, ku ishte një nga personazhet më të përfolur, ajo duket se i është rikthyer formës së saj më të mirë fizike, duke u shndërruar në një figurë tejet atraktive në skenën publike.

Me mbishkrimin “Lulebore”, këngëtarja ka zbuluar edhe një pjesë të enigmës: një bashkëpunim të ri me reperin e njohur Noizy, që pritet të publikohet së shpejti.

Fansat tashmë janë në pritje të këtij dueti, që pritet të sjellë një kombinim eksploziv të energjisë së Rozanës me stilin karakteristik të Noizyt, ndërkohë që fotografia e publikuar shërben si paralajmërim për një verë të nxehtë muzikore.