Roberti dhe Ditea prej ditësh shkëmbejnë me humor biseda dashurie me njëri tjetrin.
Madje, teksa qëndrojnë brenda “Ferma Vip”, Roberti i ka shkruar një letër blogeres.
“Ditea Berisha je e diskualifikuar nga loja.
Je shumë seksi dhe i ke futur në problem Albanon dhe Robertin.
Të lutem dil jashtë se të pret një kosovar nga Gjakova që jeton në Zvicër dhe i lindur në Gjermani”, shkruan Roberti në letër.
Ndërkohë Ditea e ka marrë me humor dhe ua ka treguar letrën edhe një pjese tjetër të fermerëve.
Ditea: O sa budalla që je, po si e shkruajte
Roberti: E kisha mësuar krejt përmendësh
Ditea: Prit t’ua lexoj gocave.
Ah ca je ti, kam faj unë që merrem me ty
Ditea më herët është shprehur se motrat Berisha janë të destinuara të martohen në Kosovë, duke i lënë të nënkuptuar Robertit me shaka se ka një pëlqim.