Rohde falënderon Kosovën për mbështetjen pas sulmit në Magdeburg

Pesë persona vdiqën të premten mbrëma në Magdeburg të Gjermanisë, pas një sulmi me veturë në tregun e Krishtlindjes atje.

Në mesin e viktimave raportohet të jetë edhe një nëntëvjeçar, derisa dhjetëra të tjerë u lënduan në këtë ngjarje tragjike.

Pas këtij rasti, krerët institucionalë dhe populli i Kosovës u solidarizuan me Gjermaninë.

E për këtë ka reaguar edhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde.

Rohde falënderoj Kosovën për mbështetjen.

“Dua të falënderoj të gjithë kosovarët për mesazhet solidarizuese në dy ditët e fundit. Dhimbje e thellë për ngjarjet në Magdeburg, por edhe mirënjohje për momentet e rëndësishme dje në koncertin tonë në Gjakovë, duke na kujtuar atë që ka vërtet rëndësi: Dashuria dhe paqja, jo urrejtja dhe dhuna”, u shpreh Rohde.