Përmes një postimi në InstaStory, Rita ka publikuar disa fotografi nga performanca madhështore e yllit të muzikës botërore, duke e cilësuar si një “date night” të veçantë me “dy të dashurit e saj” – Beyonce dhe bashkëshortin e saj, regjisorin e njohur Taika Waititi.
Në njërën nga fotografitë, 34-vjeçarja shqiptare shihet shumë e afërt me Taikën, ndërsa çifti pozon i përqafuar në tribunën VIP të koncertit, me një skenografi mbresëlënëse në sfond dhe qindra fansa të pranishëm në sallë.
Foto: Rita Ora/InstaStoryMe një buzëqeshje të ngrohtë dhe stil të veçantë, Rita rrezaton lumturi dhe dashuri, ndërsa koncerti i Beyonce duket se u ka lënë shumë përshtypje.

Rita Ora është e njohur për marrëdhëniet e saj të mira me artistët më të mëdhenj ndërkombëtarë, dhe ndjekja e një koncerti të tillë i shton më shumë nuanca jetës së saj dinamike dhe plot energji artistike.

