NBA hap ditën me një përballje interesante mes Sacramento Kings dhe Denver Nuggets, që do të zhvillohet në orën 03:00 dhe do të transmetohet në Sport 1.
Futbolli i ofron tifozëve një përditësim të ngjeshur me ndeshje të forta nga Europa League:
Real Sociedad do të përballet me Manchester United në orën 18:45 në Sport 1, me komentim nga Arlind Sadiku.
Ky është një duel i rëndësishëm për pozitat e larta në grupin e Europa League, njofton Klankosova.tv.
Po në orën 18:45, Fenerbahce do të presë Rangers në Sport 2, një përballje që pritet të jetë plot aksion.
AZ Alkmaar do të ndeshet me Tottenham në Sport 4 në orën 18:45, ndërsa komentimi do të bëhet nga Lirim Peci.
Në orën 21:00, dy përballje të tjera emocionuese do mund t’i ndqini nga Europa League, në kanalet sportive të Art Motion.
Ajax do të sfidojë Frankfurt që do transmetohet në kanalin Sport 1.
Ndërsa Viktoria Plzen do të presë Lazio dhe do mund ta ndiqni në Sport 2, me komentim nga Arbon Flugaj.
Në mbrëmje, Roma do të përballet me Athletic Bilbao në një ndeshje që do të transmetohet në kanalin e RTK-së, duke dhuruar një spektakël futbolli të natës.
Për më tepër, futbolli i Konferencës League ofron një përballje interesante, ku Copenhagen do të presë Chelsea në orën 18:45, ndeshje që do të transmetohet në Sport 3 me komentim nga Andi Shabani.
Një natë të mbushur me emocionet e futbollit dhe basketbollit – mos e humbisni vetëm në Art Motion!
