Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit shpallen më 15 mars

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të shpallë të shtunën, më 15 mars, rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt të këtij viti..

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka bërë të ditur se kjo çështje do të jetë në rend dite gjatë mbledhjes të së shtunës.

“Mund t’iu konfirmoj se të shtunën, më 15 mars 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 9 shkurt 2025. Për orën e saktë të mbledhjes së KQZ-së do t’iu njoftojmë me kohë”, ka njoftuar Elezi.

Ai shtoi gjithashtu se për orën e saktë të mbledhjes, do të informohen mediat dhe qytetarët me kohë.