Seriali i njohur turk “Ezel” vazhdon të shikohet në Kosovë ndonëse episodet e tij kanë mbaruar që shumë kohë.
Megjithatë, dikujt i ka mbetur ende në mendje.
Një zyrtar i Administratës Komunale të Prizrenit është kapur duke ndjekur një episod të këtij seriali të njohur gjatë orarit të punës.
Pamjet që shihni më poshtë janë dërguar nga një lexues i Klankosova.tv i cili tha për redaksinë: “Ja pse bëhet kallaballëk”.
Në videon e xhiruar nga ky lexues, zyrtari komunal shihet i ulur në karrigen e tij të punës përballë kompjuteri dhe duke ndjekur pa u penguar një nga episodet e “Ezelit” ku në fokus është “Xhengizi”.
