Mbrojtësi i djathtë i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold po largohet nga Anfield në fund të sezonit dhe do të vazhdojë karrierën e tij në Real Madrid, raportuan mediat britanike të martën, duke shtuar se anglezi ka rënë dakord për gjithçka me klubin mbretëror.
Një raportim i ngjashëm tregohet nga ekspertët më të famshëm të futbollit në botë për transferime, Fabrizio Romano dhe David Ornstein, të cilët thonë se një marrëveshje është “shumë afër”.
Kontrata e Alexander-Arnold me Liverpoolin skadon në fund të qershorit dhe ai do t’i bashkohet Realit si lojtar i lirë, domethënë pa dëmshpërblim.
Mediat britanike raportojnë se ai do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me klubin spanjoll, sipas së cilës ai duhet të ketë një pagë afro 20 milionë euro në sezon plus një bonus performancës.
Ai gjithashtu do të marrë një bonus të veçantë për nënshkrimin e kontratës me klubin madrilen. Ai fitonte 11 milionë euro në vit te Liverpool.
Alexander-Arnold erdhi nga akademia e të rinjve të Liverpool-it dhe ka bërë 349 paraqitje për klubin nga Anfield, dhe avantazhi i tij më i madh është se ai shpesh i bashkohet sulmit, kështu që ai ka shënuar tre gola dhe shtatë asistime në të gjitha garat këtë sezon.