Raphinha është njëri ndër lojtarët kryesor të Brazilit, pasi ka bërë debutimin me kombëtaren në vitin 2022.
Ai ka luajtur 96 ndeshje për Brazilin, duke realizuar 29 gola.
Por karriera e tij ndërkombëtare ka mundur ta ketë një fat krejt tjetër në rast se ai do ta kishte pranuar një ftesë nga kombëtarja e Italisë para Euro 2020, që u mbajt në 2021 për shkak të COVID-19.

Sipas asaj që ka deklaruar vet Raphinha, ai ishte shumë afër që ta pranonte ftesën e Italisë për Euro 2020, pasi kishte marrë një plan ‘të jashtëzakonshëm’ nga përzgjedhësi i atëhershëm, Roberto Mancini.
Megjithatë, ai vendosi në fund që të luajë për Brazilin pasi pasaporta e tij italiane nuk arriti në kohë.
28-vjeçari kishte të drejtë të luante për Italinë për shkak të babait të tij, i cili ka prejardhje italiane.
“Isha shumë afër që ta pranoja ftesën nga kombëtarja e Italisë. Duhej të shkoja në Euro 2020, të cilën ata e fituan. Në thelb, unë isha i gatshëm të shkoja”.
“Fatmirësisht, pasaporta nuk arriti në kohë. Në atë moment, njerëz nga kombëtarja e Italisë po më telefononin. Jorginho po më telefononte vazhdimisht”.
“Stafi i kombëtares së Italisë pati një plan të jashtëzakonshëm për mua, i cili mori vëmendjen time, por në të njëjtën kohë, thellë në zemër, unë kisha një shpresë të vogël që ta veshë fanellën e Brazilit”, ka thënë Raphinha.
