Ra në kontakt me rrymën elektrike teksa po punonte, humb jetën 34-vjeçari në Krujë

Një 34-vjeçar ka humbur jetën në Krujë, teksa po punonte në një banesë dhe ra në kontakt me rrymën elektrike.

Punimet, 34-vjeçari po i kryente në banesën e një 59-vjeçari, i cili është arrestuar nga policia.

Bëhet  e ditur se ai është arrestuar për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”./abcnews.al