Qytetari në Kamenicë gjatë riparimit të ulëses së veturës së tij gjeti paketime me drogë, e raporton rastin në Polici

Aty janë gejtur 1.8 kilogramë marihuanë, ndërsa sot gjatë kontrollit të detajuar në ulësen e përparme të pasagjerit janë zbuluar edhe rreth 1.8 kg marihuanë.

Policia po vazhdon hetimet për identifikimin e personave të dyshuar.

Komunikata e plotë:

Më datë 10.05.2025, rreth orës 21:00, Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit e antidrogës në Gjilan kanë pranuar informatë nga një qytetar i cili, gjatë riparimit të ulëses së veturës së tij në Kamenicë, ka gjetur dy paketime të dyshuara me substancë narkotike.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 1.8 kg marihuanë dhe vetura është sekuestruar për kontroll të mëtejshëm.

Më datë 11.05.2025, pas kontrollit të detajuar në stacionin policor në Gjilan, në ulësen e përparme të pasagjerit janë zbuluar edhe 1.873 kg shtesë të të njëjtës substancë.

Sasia totale e sekuestruar është rreth 3.6 kg marihuanë. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe hetimet janë duke vazhduar për identifikimin e personave të përfshirë.