Qeveria Kurti injoron familjet e prekura nga përmbytjet në Pejë, asnjëra prej tyre nuk është kompensuar ende nga shteti

Edhe pas shumë vitesh nga përmbytjet që shkaktuan dëme të mëdha në Pejë, asnjë familje e prekur nuk është kompensuar nga shteti.

Sipas statistikave, mbi 300 qytetarë kanë dorëzuar kërkesa për kompensim, por deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim konkret

Komisioni vlerësues ka dalë në terren dhe ka kryer vlerësimin e dëmeve, të cilat janë llogaritur në mbi 2 milionë euro.

Megjithatë, procesi ka mbetur në gjysëm dhe qytetarët vazhdojnë të presin ndihmën e premtuar.

Përmbytjet e vitit të kaluar shkaktuan dëme të mëdha në shtëpi, biznese dhe infrastrukturë, duke lënë shumë familje në gjendje të rënduar ekonomike, raporton Klan Kosova.