Stadiumi olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë është nën punime që nga viti 2014.
E ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka thënë se punimet në këtë stadium po vazhdojnë më intensitet të lartë, transmeton Klankosova.tv.
E sipas gazetarit korrespodent, Urall Boshnjaku, në këtë stadium janë paraparë të investohen 12.5 milionë euro nga kjo qeveri, ndërsa vlera e të gjitha investimeve prek diku 16 milionë euro.
“Në qershor të vitit 2023 parashihej të përfundonte puna në stadiumin ‘Adem Jashari’ nën Qeverinë Kurti, mirëpo diçka e tillë nuk ndodhi, ani pse kjo parashihej të ndodhte në bazë të kontratës të nënshkruar në vitin 2021”, shtoi tutje Boshnjaku për emisionin “Ora Shtatë”.