Pse u largua “Rabia” nga seriali? Flet Naseri për herë të parë

Përmes rubrikës ‘E vërtetë, e pavërtetë’ raportuam të parët për ndarjen profesionale mes aktorëve Naser Rafuna dhe Gresa Pallaska.
Teksa kjo e fundit, që njihet për faktin e mosdhënies së intervistave, nuk ka folur, një koment e ka pasur Naseri.

Ai si rrallëherë, i ftuar në ‘Ora e Pasdites’ në Klan Kosova ka komentuar largimin e Pallaskës nga seriali ‘Çka ka shpija’ pas më shumë se një dekade.

‘Nuk e di.
Ishim gjatë provave.
Çështje personale me një koleg aty, jo me mua.

Çështje personale mes kolegëve.
Vendim i saj’, është shprehur ai.
I pyetur nëse ka gjasa të rikthehet, Rafuna ka deklaruar se nuk e di dhe ‘nuk po merret me atë punë’.
Kujtojmë se Gresa e ka hequr Naserin nga lista e personave që i ndjek në rrjete sociale duke lënë të nënkuptohet se ndarja mes tyre nuk ka qenë më paqësorja e mundshme.
PER VIDEO KLIKO KETU