Propagandues” ishte përkufizimi që deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, i bëri qeverisë kosovare, duke folur pë predikamentin e rëndë qytetar dhe biznesor ndaj reduktimeve të ashpra të energjisë elektrike në vend. Hoti rikujtoi frazën – argumentativisht më absurden të bërë publikisht ndonjëherë – të kryeshefit të KOSST-it, se reduktimet kanë ardhur si pasojë “e zhvillimit të hovshëm ekonomik të viteve të fundit”. “Ndërprerjet e gjata të energjisë po cenojnë mirëqenien e familjeve dhe po e rëndojnë aktivitetin biznesor. Në vend se të kërkojë përgjegjësi nga KEDS-i, Qeveria del me fraza tallëse se reduktimet janë rezultat i zhvillimit ekonomik”, ka shkruar Avdullah Hoti. “U humbën katër vite. Këta propagandues, jo që nuk nisën ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike, por as plan nuk përgatitën për të siguruar furnizim të qëndrueshëm”. “Qindra miliona euro vazhdojnë të shpenzohen për import të energjisë, që po shkon në kurriz të buxhetit të familjeve përmes faturave të larta”, përfundoi Hoti.

Një pasagjerit në Aeroportin e Prishtinës ia kanë gjetur 81 boksa cigare pa banderola.

“Me datë 29.12.2024 rreth orës 11:05 gjate kontrollit se një valixheje te një pasagjeri ne dalje është vërejtur se i njëjti ka një sasi të cigareve në valixhen e tij. Pas hapjes se valixhes  në prezencën e zyrtareve  doganor është vërejtur se aty ka 9 boksa cigare Marlboro”, thuhet në Raporitn e Policisë së Kosovës.

“Pas kontrollit te mëtejmë dhe numërimit nga ana a zyrtareve doganor ka rezultuar se te njëjtit  i janë gjet gjithsejtë 81 boksa  cigare Marlboro të kuqe dhe të bardha pa banderola në të gjitha valixhet që kishte pasagjeri”.

“E gjithë kjo sasi e cigareve është sekuestruar nga ana Doganës. Me rast është marr njësiti i hetimeve të Doganës”.