Prishtinë: Gruaja kanoset nga burri me të cilin bashkëjetonte

Një grua dyshohet se është kanosur nga burri me të cilin bashkëjetonte në Prishtinë.

Sipas policisë, lidhur me rastin nuk ka të arrestuar, transmeton Klankosova.tv.

“Është raportuar se një  femër kosovare është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin ka bashkëjetuar. Nuk raportohet për të arrestuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë.