Në këtë situatë ka reaguar edhe këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi, e cila përmes një postimi në InstaStory ka ndarë shqetësimin e saj. Ajo publikoi një fotografi nga lagjja ku jeton, ku shihen qartë kontejnerët e tejmbushur dhe mbeturinat që kanë mbuluar rrugën përreth.
“Prishtina sot, nesër, pasnesër”, ka shkruar Leonora krahas fotos, duke ironizuar dhe njëkohësisht ngritur alarmin për gjendjen e rënduar të higjienës në qytet.

Reagimi i artistes vjen si zë i shumë qytetarëve të revoltuar nga situata, teksa zvarritja e marrëveshjes institucionale rrezikon jo vetëm imazhin e kryeqytetit, por edhe shëndetin publik.
Për momentin, zgjidhja mbetet pezull dhe mbeturinat – një realitet i përditshëm në rrugët e Prishtinës.
