Prishtina e ka fituar çerekun e tretë ndaj Trepçës në ndeshjen e tretë të Play-offit me rezultat 18:23.
Pavarësisht se kryeqytetasit e fituan periodën e tretë, rezultati i përgjithshëm është në favor të “Minatorëve”, të cilët po udhëheqin me dy pikë epërsi, 58:56.
Çereku i parë u takoi mysafirëve, ndërsa në të dytin, Trepça me përmbysje e ktheu rezultatin në favor të vetin.
Deri më tani, më i miri në parket është basketbollisti i Prishtinës, Clark, me 15 pikë, dy kërcime e katër asistime, ndërsa te Trepça u dallua Myers me 14 pikë, gjashtë kërcime e dy asistime.
