Preferenca të çuditshme të elektoratit të VV-së: Votojnë Llalloshin e Bahtirin, por jo profesorët e doktorët

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sot votat aktuale të kandidatëve për deputetë. Në bazë të 90 për qind të vendvotimeve të numëruara, tashmë janë identifikuar edhe kandidatë e VV-së të cilët kanë siguruar votat e nevojshme për të marrë mandatin e deputetit.

Ajo që vërehet te elektorati i VV-së janë preferencat e tyre për kandidatët që kanë votuat në listën zgjedhore të VV-së.

Në këtë mënyrë, ata kanë votuar për deputetë njerëz që nuk kanë ndonjë karrierë të bujshme intelektuale dhe kanë lënë jashtë Kuvendit doktorë dhe profesorë universitar, të cilët e kanë dëshmuar veten në fusha të ndryshme.

Elektorati i VV-së ka zgjedhor që këngëtares Edona Llalloshi, e cila në këto zgjedhje i është bashkuar VV-së, të ia jep 31 mijë e 668 vota.

Mbështesnit e VV-së kanë vendosur që serish të ia japin besimin deputetit Dimal Basha, i cili vazhdimisht në këtë legjislaturë ka fyer dhe ofenduar mediat dhe opozitën. Deputeti që njihet për 1-shin në lenden e biologjisë, në këto zgjedhje i ka marrë 18 mijë e 213 vota.

Kurse, aktorja Adriana Matoshi ka fituar ulëse në Kuvend me 14 mijë e 900 vota.

Simpatizantët e VV-së i kanë dhënë përkrahje edhe kandidates Adelina Grainca, e cila në fillim të legjilstures aktuale kishte kaluar në VV.

Ish-deputetja e PDK-së ka marrë 23 mijë e 725 vota.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, elektorati i VV-së nuk ua ka dhënë votën shumë kandidatëve që ishin profesionist në fusha të caktuar.

Shumë kandidatë nga fusha të njohura shkencore nuk kanë marrë mbështetjen e duhur për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës, shkruan Nacionale.

Ish-deputeti dhe ish-kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili është edhe profesor universitar, në këto zgjedhje ka marrë vetëm 9 mijë e 53 vota.

Edhe kandidatja Dr.Fatmire Kollcaku, që ka qenë pjesë e kësaj legjislature, nuk i ka marrë votat e nevojshme. Sipas rezultateve preliminare, ajo ka marrë 14 mijë e 120 vota. Edhe mjeku specialist Mirsad Shkreta nuk do të jetë pjesë e kuvendit.

Shkreta që ka qenë pjesë e legjislaturës së tetë në këto zgjedhje ka marrë vetëm 8 mijë 771 vota.

As doktori i njohur nga Peja Raif Qavolli nuk ka marrë vota të mjaftueshme.

Sipas rezultateve preliminare, ai ka marrë vetëm 9 mijë e 528 vota.

Në këto zgjedhje nuk është ndarë mirë as zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, i cili është edhe profesor universitar. Në këto zgjedhje, ai ka marrë 13621.

Shumë më keq është ndarë njeri prej figurave kryesorë të VV-së, Hysamedin Feraj. Njeri nga njerëzit kryesor të “grupit të Tiranës” në VV në zgjedhjet e 9 shkurtit ka marrë vetëm 6 mijë e 195 vota.

Në këtë rezultat nuk futen votat me kusht dhe ato të diasporës