Policia në Gjilan gjobit ngasësit për tejkalim të shpejtësisë dhe përdorim të celularit

Policia në Gjilan njofton se në dy raste të ndara sot ka shqiptuar gjoba në trafik ndaj dy ngasësve.

Në rastin e parë ngasësi i automjetit në pikë kontrolli me radar është hasur duke tejkaluar shpejtësinë e lëvizjes në zonën ku kufizimi i shpejtësisë me shenjë të trafikut ka qenë 50 km/h në 111 km/h. Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë 300 euro, 3 pikë negative, dhe masa e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike në afat prej 3 muajsh.

Në rastin e dytë është hasur drejtuesi i automjetit i cili ishte duke përdorur telefonin celular gjatë ngasjes, përsëritje e kundërvajtjes së njëjtë për herën e dytë. Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe masa e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike në afat prej 3  muajsh.