Një valixhe e dyshimtë është vërejtur sot në afërsi të Gjykatës së Ferizajt.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli për Klankosova.tv, dha disa detaje.
“Me datën 26.12.2024 rreth orës 10:12 kemi pranuar një informatë se në rrugën “Sali Çeku” në afërsi të një ndërtese të banimit në Ferizaj është një valixhe e dyshimtë”, thuhet në përgjigjen e Veselit.
“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të policisë, të cilët fillimisht kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes. Njëkohësisht Janë njoftuar ekipet përkatëse të deminimit të policisë , të cilët pritet të dalin së shpejti në vendin e ngjarjes. Për informata shtesë do të njoftoheni me kohë”.