Policia e Kosovës shqipton mbi 1800 gjoba në 24 orët e fundit për kundërvajtësit e trafikut

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1880 gjoba në 24 orët e fundit për kundërvajtësit e trafikut.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 52 aksidente trafiku me dëme materiale, kurse 30 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

Policia e Kosovës ka arrestuar 20 persona, teksa 16 janë dërguar në mbajtje.